Mos klikoni lajme te ndyra për vendin!
Gazetarja e “Top Channel” dhe ish-kandidatja për deputete e PD-së Oriela Nebijaj, ka reaguar pas disa shkrimeve në mediat online, duke ftuar qytetarë që të mos klikojnë lajme të ndyra… Por ndryshe nga ajo çfarë shkruan gazetarja; është fakt që bregdeti ynë në Jug ka më pak turistë, dhe çmime me shtrenjta dhe shërbim më pak cilësor….
Statusi i Oriela Nebijajt
Nuk e kuptoj kush ka interes per te denigruar Shqiperine e turizmin e brishte ne kete vend?!

Asnje plazh e asnje zone nuk eshte braktisur nga askush. Nga veriu ne jug plazhet jane plot me ata pak pushues qe ia kane dale te kene te ardhura per pushimet e tyre kete vere.
E verteta eshte qe te gjithe hotelet dhe bizneset e serioze, qe mbajne shume familje me paga gjate sezonit turistik, po vuajne me shume se kurre mungesen e ofertes per cdo produkt te lendes se pare e akoma me shume infrastrukturen e veshtire neper plazhe.
Diku ka rritje cmimesh e diku cmimet jane njesoj si sezonin e shkuar. Çdo rritje cmimi qe ndjejme dhe prekim ne perditshmerine tone do te reflektohet njesoje dhe tek bizneset qe ofrojne sherbime. Eshte absurde dhe dashakeqe te besh te tilla fushata denigruese dhe pupuliste kur nderkohe cmimet dhe ofertat jane sipas takatit e xhepit te gjithesecilit.
Nuk e ka braktisur askush as Vloren e as Saranden e as Himaren.
Pyll pa derra s’ka, e ca derra i shohim perdit e kudo, s’ ka cudi qe te kete dhe ne sezon!
E turpshme qe e duam kaq shume regresin dhe jo progresin. Mos klikoni lajme te ndyra, klikoni lajmet qe ju informojne per te verteten se ku dhe kur mund te gjeni oferten me te mire per kerkesat tuaja. Shtatori s’do te jete i lehte. #pushimetepaqta miq!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



