Bëhen realitet dy nga parashikimet e Baba Vangës për vitin 2022
Duket se dy nga parashikimet e gruas së verbër mistike Baba Vangas për vitin 2022 janë realizuar.
Gruaja është konsideruar si Nostradamusi i gjinisë femërore për shkak të parashikimeve të saj famëkeqe për atë që do të ndodhë në të ardhmen.
Duket se disa nga ato parandjenja po ndodhin tani në mbarë botën. Ajo parashikoi se disa vende aziatike dhe Australia do të goditeshin nga ‘përmbytjet intensive’.
Disa pjesë të Australisë u përmbytën nga shira të fortë në fillim të këtij viti, gjë që shkaktoi përmbytje në shkallë të gjerë dhe evakuime masive.
Sipas The Mirror, Baba Vanga sugjeroi gjithashtu se qytetet do të vuanin nga mungesa e ujit si rezultat i thatësirës. Kjo po ndodh në Evropë për momentin.
News Corp raporton se Portugalia u ka kërkuar qytetarëve të saj të kufizojnë përdorimin e ujit dhe Italia aktualisht po kalon thatësirën më të keqe që nga vitet 1950. Ajo deri më tani ka parashikuar saktë dy nga disa vizionet e saj për vitin 2022.
Baba tha se ky vit do të sjellë gjithashtu një virus të ri vdekjeprurës nga Siberia, një pushtim alienësh, pushtim nga karkalecat dhe rritje të përdorimit të realitetit virtual.
Vanga ka lindur në vitin 1911 dhe u nda nga jeta në vitin 1996, por ajo vazhdon të jetë në titujt kryesorë të mediave çdo vit me profecitë nga përtej varrit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



