Manjani:Kanosja e Shemsi Premcit ndaj Dritan Hiles, veper e dënueshme si DHUNË SHTETËRORE ndaj fjalës së lirë!
Denoncimi i Dritan Hilës për kanosjen që i bën Drejtori i Emergjencave të shtetit, duhet marrë seriozisht!
Kam bindje dhe uroj që jeta e shëndeti i Tanit nuk do ketë asgjë pasojë nga ato fjalë rrugaçërie të një drejtori!
Por sjellja harbute e një nënpunësi publik ndaj dikujt që mendon dhe shpreh mendimin e tij siç e ka është seriozisht e dënueshme si DHUNË SHTETËRORE ndaj fjalës së lirë!
Sjellja është e dënueshme! Është vepër e shkuar veprës penale! Por në çdo rast Ai nuk mund të shërbejë më në një detyrë publike!
Vetëm në shtetin ku veprojnë ligjet e hashashit justifikohet kjo sjellje!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



