E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kinezët e aeroportit, që Rama  u fali 84 milionë dollarë
Sot

Kinezët e aeroportit, që Rama u fali 84 milionë dollarë

Klodian Tomorri/ Kryeministri paska thëne se terminali i ri ne Aeroportin e Rinasit qe u inaugurua sot, duhej te ishte bere para shume kohesh.

Por sipas tij, kompania kineze qe kishte koncesionin ishte problematike dhe nuk respektoi kontraten. Dhe meqë kompania kineze nuk e respektoi kontratën cfare beri qeveria?

Fillimisht i fali 84 milione dollare, qe ata duhet t’i derdhnin ne buxhet per shkak se kishin realizuar fitime mbi skenarin qe parashikonte kontrata koncesionare. Ishte e shkruar e zeza mbi te bardhe ne kontrate nga qeveria e Fatos Nanos.

Neni 19.4. Nese kompania fitonte me shume se skenari baze duhej qe ose te kthente parate ne buxhet ose t’i kapitalizonte ne investime. Asnjera nuk u be. Qytetareve u zhvaten 84 milione dollare me bekimin e qeverise.

Por ky ishte vetem favori i pare qe qeveria i beri asaj kompanise kineze qe nuk paska respektuar kontraten. Favori i dyte edhe me flagrant.

Ajo zgjatja e afatit me 13 vjet ne fakt ishte indirekt subvencion per kinezet. Sepse pa ate aeroporti nuk shitej kurre 70 e ca milione euro sa u shit. Nje kompani tjeter e interesuar per blerjen e Aeroportit, e cila nuk e dinte lojen e zgjatjes se afatit ofroi me pak se 30 milione euro per ta blere. Aq ishte cmimi real i koncesionit me vitet qe kishin mbetur.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.