E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ku është SPAK-u?  Juliana Memaj e “Urës Vajgurore”, ofron 600 MLN për 2,3 km rrugë
Sot

Ku është SPAK-u? Juliana Memaj e “Urës Vajgurore”, ofron 600 MLN për 2,3 km rrugë

Juliana Memaj është kryebashkiakja e Urës Vajgurore(Dimal), e cila së fundmi është kallëzuar në Spak nga një qytetar, pasi këtij të fundit iu prish banesa edhe pse kishte dokumentacion të rregullt. Këtë gjë e ka vërtetuar dhe gjykata e Beratit, e cila i ka dhënë të drejtë qytetarit, duke i kërkuar prokurorisë të nisë hetimet për kryebashkiaken Juliana Memaj.

Mirëpo, kryebashkiakja, duket se nuk po i trembet shumë hetimit, ose po përpiqet të bëjë sa më shumë para, derisa t’i vijë koha e arrestimit, nëse SPAK zgjohet nga gjumi. E themi këtë, pasi Memaj ka organizuar së fundmi një tender, që ka një vlerë marramendëse, krahasuar me objektin e tenderit. Juliana Memaj ka ofruar më shumë se 600 milionë lekë për rikonstruksionin e rrugës së fshatrave SHEQ-GAJDË.

Nëpërmejt një kërkimi të thjeshtë, por edhe e specifikuar vetë nga relacioni teknik i tenderit, kjo rrugë nuk është më shumë se 2,3 km, shtuar edhe zgjerimet e mundshme që mund të bëhen.

1
2

Sipas dokumenteve të tenderit, ky rikonstruksion do të bëhet në lidhjen direkte të fshatrave pa dalë në rrugën kryesore Ura-Vajgurore-Tiranë.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me këtë numër reference REF-40445-09-01-2022, me objekt “Rikonstruksion i Rrugës Sheq-Gajdë” dhe autoriteti kontraktues është bashkia Dimal me në krye Juliana Memaj.

3

Mesa duket, Juliana Memaj dhe ekspertët e rrugës në Bashki kanë menduar se 1 km rrugë bën më shumë se 250 milionë lekë dhe kanë ofruar këtë shifër të çmendur. Kompania fituese që do të realizojë ndërtimin e rrugës do të shpallet më datë 19 shtator, e cila nëse ofron sa fondi limit do të kënaqë edhe kryetaren e bashkisë me një dorë të mirë parash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.