E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jorgo Goro i Bashkisë Himarë i jep 408 milionë nënës së ish-juristit të tij
Sot

Jorgo Goro i Bashkisë Himarë i jep 408 milionë nënës së ish-juristit të tij

Skandalet vijojnë përditë në Shqipëri, ashtu siç përditë vazhdon edhe mos kokëçarja dhe gjumi i institucioneve që duhet të hetojnë, sidmos SPAK dhe “kryegjumashi” i tij, Arben Kraja. Në media është përmendur disa herë “dashuria” e çuditshme e Jorgo Goros dhe nënës së ish-juristit të tij Elton Rondo në lidhje me tenderat e Bashkisë Himarë.

1

Bëhet fjalë për Fotina Rondo e cila nëpërmjet kompanisë së saj “COGREN” ka ftuar dhjetra tendera nga Bashkia Himarë e drejtuar nga Jorgo, gjatë kohës që djali i saj punonte po në atë bashki. Këto tendera llogaritet të kapin vlerën e rreth 3 miliardë lekëve të vjetra, të cilët në mënyrë të pabesueshme janë fituar nga firma që kishte pronare nënën e juristit të bashkisë.

2

Jo vetëm që Fotinës dhe Jorgos nuk u hyri gjemb në këmbë, por përkundrazi edhe sot e kësaj dite kompania e saj vazhdon dhe shpallet fituese. Mjafton të përmendim se vetëm pak ditë më parë, Fotina ka marrë nga Jorgo plot 408 milionë lekë të vjetra me TVSH për ndërtimin e një kompleksi sportiv.

3

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-35243-07-04-2022 dhe me objekt “Ndërtimi i kompleksit sportiv rajonal Borsh”. Fondi limit i tij është 40,000,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 480 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Shikohet se në tender kanë marrë pjesë 5 garues, nga të cilët njëri prej tyre ka ofruar vlerë zero, duke rritur dyshimet se kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar.

Gjithashtu shifrat e ofruara nga firmat e tjera janë tepër të afërta me vlerën fituese, duke rritur akoma më tej dyshimet për parregullsi në tender. Si përfundim, vitet kalojnë, firma e Fotinës vazhdon të marrë tendera nga Jorgo i Himarës dhe isntitucionet përgjegjëse as që denjojnë të hetojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.