Ide/Në ekonominë tonë akoma nuk ka ndodhur ndarja e punës.
Kjo tregon një nivel primitiv të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik.
Në Shqipëri rreth 48-9% e popullsisë nuk e aplikon ndarjen e punës, pra njëri të prodhojë, tjetri të përpunojë, e një tjetër akoma të shesë – një koncept i artikuluar nga Platoni rreth 3 shekuj e gjysëm para Krishtit. Gati 20% e GDP krijohet në bujqësi, sektori ku ndarja e punës duket si “shfaqje e huaj”.
Kjo tregon një nivel primitiv të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik, i cili injoron me kokëfortësi, edhe në shekullin 21, përfitimet e mëdha ekonomike që vijnë nga ndarja e punës. Po ashtu, tregon edhe “potencialin” e lartë të zhvillimit – se ja, psh., po të kalosh nga 0 në 1, rritesh me 100%; imagjino sikur të kalosh nga 0 në 10, rritja do ishte 1000%. Është nga ky këndvështrim arithmetik që thuhet se kemi potencial të madh të rritemi, jo për ndonjë arsye tjetër strukturore.
Në kushtet e sotshme, të flasësh për 4 apo 7 P-të e Marketingut (marketing mix), dhe se si ato mund t’i shërbejnë vendim-marrjes individuale apo formulimit të politikave të zhvillimit në nivel kombëtar apo lokal, është ende fanta-shkencë. Në fakt, fshatarët shihen vetëm si votues, dhe jo si një realitet ekonomik që duhet ndryshuar!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


