Zef Bushati: Zgjidhni me deshirë, ose qeshni, ose qani…!
Skandalet e politikes vazhdojne. Fillon gara per Presidentin e Republikes pa patur kandidat per President. U zhvilluan dy raunde, por nuk ka kandidat. Asnje nga partite politike nuk paraqesin kandidat per President te Republikes, asnje nga shoqeria civile nuk paraqet kandidat, asnje nga sindikatat, organizatat, nuk paraqet kandidat. Askush nuk e percepton si nje gare ku konkurojne shtate – tete kandidat, ku ne perzgjedhjen e kandidatit pershihet e gjithe shoqeria shqiptare per te zgjedhur Presidentin e Republikes – simbolin e unitetit te kombit. Te gjithe nuk mendojne, askush nuk flet, te gjithe presin emrin e Presidentit qe do emrojne Edi Rama dhe Ilir Meta. Dhe te dy nuk kane faj, por kane te drejten qe u jep kushtetuta per te emruar nje President te Republikes me 71 vota. Madje Rama dhe Meta kane 86 vota ne parlament, keshtu qe, si maxhorance parlamentare e kane tagrin per te vendosur emrin e Presidentit. Opozita nuk ka te drejte te hape gojen se PD dhe PS e ndryshuan Kushtetuten dhe vendosen qe Presidenti i Republikes te zgjidhet me 71 kartona deputetesh. Ju vjen per te qeshur apo per te qare ? Zgjidhni me deshiren tuaj nje nga alternativat: ose qeshni, ose qani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



