E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zoti Rama përpara se të puthësh duart e fëmijëve !/Naim Noka
Sot

Zoti Rama përpara se të puthësh duart e fëmijëve !/Naim Noka

Përpara se të puthësh duart e fëmijëve, siguro ngrohje  në shkolla.  Sigurohu që ata të kenë kushtet më minimale për të shkuar në shkolle. Sigurohu që nuk lypin rrugëve të vendit që qeveris. Mendo për mijëra që te ushqehen normal, sepse prindërit janë të papune ose me një ndihmë sociale  sa për të mbajtur frymën gjallë.

Sigurohu që ambjentet ku ata rriten të jenë normale. Mendo që në familjet e tyre të ketë pak normalitet. Përpara se të puthësh duart e fëmijëve, mendo pak ; kane mundësitë  të paktën gjysma e femijeve shqiptare, që të blejnë lodra si të Zahos tënd, lapsa , letra dhe plastelinë për të mesuar.

Mendo për një moment a ja vlen ky sistem shkollor? Nuk kanë munguar investigimet e medias ku ne vendet rurale apo të largëta malore fëmijet mbajnë dru me vete sepse mësuesit e kanë kusht  pak dru zjarri me vete, bashkë më librat. Disa të tjerë udhëtojnë me kilometra ne shi e dëborë për të shkuar në shkollë.

Përpara se të puthësh duart e fëmijëve, mos harro Bulqizën aty shumë fëmijë nuk shkojnë në shkollë por mbledhin krom për të mbajtur veten dhe familjen. E ardhmja  tyre thua  se do të jetë e shkelqyer? Jo aspak zoti Kryeministër.

Përpara se t’u puthësh duart, sigurohu se shumë nga fëmijët që do ripërtërijnë arterien e këtij kombi nuk konsumojnë hashash. E di zoti Kryeministër se shumica e fëmijë e njohin shumë mirë erën dhe ngjyrën e  bimës famëkeqe në Shqipëri? Disa prej tyre në moshë të re edhe e konsumojnë. Investimi në brezat e fëmijëve sot do të thotë kush është  atdheu ynë nesër e pasnesër.

Prandaj që fëmijët të rriten të edukur , të shëndetshëm në fillim u duhet prosperitet në vatrën ku rriten. U duhet begati e optimizëm në shtëpitë e tyre. Mijëra fëmijë që kanë probleme divorci apo trauma , kanë nevojë  për suport social dhe përkujdesje.

Nuk po rendis fëmijët e sëmurë pasi janë shumë dhe situata është edhe më e rëndë. Përpara se të puthësh duart e fëmijëve , ashtu sic e bën për imazh HD Lali Eri mendoje seriozisht , OR BURRE ! Mendo Zahon tënd dhe po arrite të plotësosh 30%  mundësitë që ka Zaho për të  jetuar në këtë vend i lumtur, e meriton që të puthësh dorën e atij fëmije.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.