E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari: Arben Ahmetaj nuk do të paguajë edhe Top-in
Sot

Gazetari: Arben Ahmetaj nuk do të paguajë edhe Top-in

Gazetari   Mulosmani shkruan ne nje starus se  duhet pranuar ajo që ka ndodhur me inceneratorët dhe njerëzit që ata kanë paguar, por duhet pranuar edhe realiteti i SPAK-ut.

“Më kënaqi Topi. Çdo ditë hap lajmet me ça ka bërë sot gazetari Adriatik Doçi .

Është fare e qartë që pronarët e inceneratorëve i kanë paguar Arben Ahmetajt shpenzimet e hoteleve luksoze me grua, dashnore, shokë, shoqe a kushërinj. Kjo është jashtë çdo dyshimi për mua.

Mirëpo SPAK-U i “heronjve të fëmijëve tanë” nuk e merr të pandehur Ahmetajn! Se kështu i do bytha. Dy prokurorët nuk e shohin të arsyeshme dhe pikë. Megjithëse një drejtoreshë drejtorie, për përfitime shumë më të pakta, është marrë e pandehur. Diferenca është flagrante mes rasteve! “Heronjtë e fëmijëve tanë” nuk e çajnë kokën sepse Tigri ka menduar për ta dhe e ka mbyllë filmin”, shkruan në rrjete sociale, Mulosmani.

 Sipas tij TCH duket që ka pa një mundësi të artë aty, pra tek kjo çështje.

Mes rreshtash, Mulosmani ngre dyshime për shantazh, , ndërsa shkruan se Ahmetaj nuk do të paguajë edhe Top-in.

“Nga ana tjetër, Ahmetaj, boll ka pagu prokurorët, nuk do paguajë edhe Topin. Këta çdo ditë i fillojnë lajmet me fjalinë “Sot gazetari Adriatik Doçi…”. E gjithë fabula ndiqet me vëmendje nga Kryeprokurorja Kim, Kryeministri Rama, Kryetarët e Opozitave, dhe publiku. Telenovelë ku e ku më interesante se ajo e BBV. Ahmetaj shpreson se do lodhen ndonjë ditë e do e mbyllin. Por këta nuk dorëzohen. Tani do i hapin lajmet : “Sot u bënë 453 ditë qysh kur gazetari Adriatik Doçi dorëzoi dokumentet…”, shkruan Mulosmani

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.