Punët në këtë vend po shkojnë keq dhe shumë keq, ama Rama është më i miri!!!
Punët në këtë vend po shkojnë keq dhe shumë keq, ama Rama është më i miri!!!
Ky është absurdi i përceptimit publik, lexuar besnikërisht së fundi nga Barometri në Euronews Albania.
Llogjika ta do që nëse punët shkojnë keq, ai që drejton punët është e keqja. E keqja më e madhe madje, sepse aq keq janë punët këtu sa njerëzit ikin nga sytë këmbët.
Por përceptimi i popullit telespektator është anapolla. Fiks si atëhere kur thonin që “mbase e ka bërë Mehmeti në kokë të vet se Enveri nuk di gjë”. Le pastaj kur zbulohej ndonjë grup antiparti! Pa pa pa pa pa, si rrjeshtohej mileti pas udhëheqësit. E pra vendi ishte keq dhe shkoi keq e për dreq.
Idem edhe sot.
Kështu që vazhdoni me kinostudion Shqipëria e re o njerëz!
Por, pëpiquni të kuptoni se demokraci me telespektatorë nuk ka. Punën tuaj nuk e bën dot askush tjetër.
Demokraci do të thotë të marrësh në dorë fatet e vendit që është në drejtim të keq dhe shumë të keq.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



