E zuri gjumi në divan me djalin 8 ditësh, por kur i shoqi erdhi kishte ndodhur…
Ulerimat e te shoqit e zgjuan nga gjumi dhe e bene te tmerrohej nga ajo qe kishte ndodhur.
Mbante ne krahe djalin pa ditur se cfare kishte ndodhur me te, teksa te dy i kish zene gjumi.
Historia e trishte eshte e nje nene qe ka humbur djalin e saj të porsalindur pasi i kishte zënë gjumi në divan.
Chelsea Love, 24 – vjeç e kishte marrë djalin e saj 8 – ditësh në krahë në shtëpinë e tyre në Hull, pasi e kishte parë që po e zinte gjumi.
Ajo e vendosi të birin në kraharor për ta përkëdhelur dhe kishte ndërmend ta kthente në shtratin e tij.
Por duke qenë tepër e lodhur, të renë e zuri gjumi. Ajo u zgjua nga ulërimat e babait të fëmijët, Sam Coles.
Leo kishte ndryshuar ngjyrë dhe u dërgua me urgjencë në spital. Pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të mjekëve për ta shpëtuar, ai humbi tragjikisht jetën.
Duke përshkruar këtë ngjarje tronditëse, 24 – vjeçarja Love, për DailyMail tha se ndihej e dëshpëruar që prej humbjes së të birit. Megjithatë, ajo u shpreh se po gjen ngushëllim tek vajza 2 – vjeçare, që po i ndihmon prindërit e rinj për të lehtësuar dhimbjen e madhe.
I vogli Leo, sipas mjekëve, pësoi dëmtim të rëndë në tru për shkak të mungesës së oksigjenit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


