E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përgjakën rrugët e vendit/  Në 24 orë  5 viktima dhe 3 të plagosur
Sot

Përgjakën rrugët e vendit/ Në 24 orë 5 viktima dhe 3 të plagosur

Aksidentet tragjike kanë pushtuar rrugët e vendit pasi në vetëm 24 orë në Shqipëri janë shënuar 5 viktima dhe 3 të plagosur rëndë.

Mbrëmjen e djeshme mbetën të vdekur tre të rinj në Tiranë, pasi makina tip ‘Audi A8’ ‘fluturoi’ nga shpejtësia duke thyer barrierat mbrojtëse të rrethrrotullimit në Sauk dhe përfundoi sipër një makine tjetër në aksin Tiranë-Elbasan.

Në automjetin ‘Audi’ udhëtonin Klevis Ruçaj, që ishte shoferi dhe dy vajzat, Eriselda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroi, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë.

Gjithashtu mbetën të plagosur 3 persona të tjerë të cilët ndodheshin në makinën tip ‘Honda’ e cila u godit nga mjeti tip ‘Audi A8’ që i ra përsipër.

Edhe dita e sotme ka nisur me dy aksidente të tjera tragjike ku gjetën vdekjen një burrë në Durrës i cili ishte duke pedaluar biçikletën kur u shtyp nga një betoniere, si dhe një vajzë në Kavajë e cila ra në kanal duke drejtuar makinën tip Golf.

E reja Rovena Balliu (Cara) e ditëlindjes 1995, ra në një kanal në Kavajë, pasi ishte duke drejtuar makinën tip Golf me targë AA 045 SJ.

Në Fushë Krujë  aksident paraditën e sotme me dy të plagosur.

Ky bilanc lufte është një alarm për autoritetet shtetërore të cilat duhet të marrin masa të menjëhershme për ti siguruar jetën shqiptarëve të cilët udhëtojnë në rrugët e vendit.

Urojmë që dita e sotme të mos pasohet me të tjera ngjarje të rënda në rrugët e vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.