E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i gazetarit: Avioni i “Wizzair”  i mori  flakë motori i djathtë, qëdron një orë mbi Shkodër
Sot

Denoncimi i gazetarit: Avioni i “Wizzair” i mori flakë motori i djathtë, qëdron një orë mbi Shkodër

Një avion i kompanisë “Wizzair” ka pësuar defekt të rëndë në ajër para katër ditësh.

Denoncimi për këtë defekt është bërë nga gazetari Arben Manaj, i cili njofton se konkretisht bëhet fjalë për avionin e nisur aeroporti i Lutoni më 6 mars për në Rinas.

Manaj shkruan në rrjetet sociale se motori i krahut të djathtë ka marrë flakë gjatë fluturimit dhe gjithë tymi është futur në kabinë.

Sipas tij, avioni ka qëndruar për një orë në ajër mbi Shkodër me dritat e emergjencës, derisa është ulur në Rinas

“’British Airways’ nga Tirana në Londër me vonesë për shkak të një defekti dhe britanikët kanë nderuar avionin!

Ndërkohë një bashkëudhëtar, i cili sot do udhëtojë me British Airways, si unë, për arsyen e mëposhtme, më thotë se i ardhur nga Londra në datën 6 Mars me linjën e Wizzair-it nga Luton i ulur në Rinas në orën 21:05 ka qenë me defekt të rëndë në krahun e djathtë të motorit dhe tymi si i një kabulli të djegur dhe mbytës ka hyrë brenda në avion, pas një orë fluturim mbi Shkodër në pritje të uljes e ku janë fikur dritat normale dhe janë ndezur ato të emergjencës derisa avioni me vështirësi është ulur me pasagjerë të traumatizuar nga kjo përvojë frikësuese!

Një lajm i tillë në çdo vend normal, do duhej të ishte raportuar!  Por lajmi është botuar vetëm në një portal për vetëm disa minuta për tu hequr dhe groposur si lajm! Interpretojeni dhe mendoni çfarë të doni nga kjo ngjarje e paraportuar!”, shkruan gazetari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.