Zhvillimi rural i Tiranës/ Veliaj: 5 lagje të reja të rindërtuara pas tërmetit
Në videomesazhin e kësaj jave, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, foli edhe për rindërtimin, sidomos të lagjeve të reja që u ringritën në Vaqarr, Baldushk etj., për famljet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Ne kemi 5 lagje të reja të rindërtuara pas tërmetit: në Zall Herr, Vaqarr, Baldushk, Ndroq dhe së fundmi në Pezë, të cilat ofrojnë për 202 familje përfituese shtëpi më të mëdha, më të bukura, dhe më të forta, sigurisht pas tërmetit, por edhe një sens komuniteti ku jetojnë bashkë. Komuniteti është përtej një çatie mbi kokë: është një proces i vazhdueshëm, që i bashkon njerëzit, i sjell më afër, i bën më humanë, më njerëzorë, më solidarë,” u shpreh ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


