Emrat/ Ja kush janë 5 të plagosurit në Spitalin e Traumës
Dy qitës me motorr janë autorët e atentatit që kanë qëlluar me armë drejt lokalit duke lënë të vrarë banakieren 60 vjecare Mimoza Paja dhe duke lënë të plagosur 5 persona të tjerë. Policia doli me një njoftim ku jep të dhëna për të plagosurit, ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë nga autorët e krimit.
Emrat e të plagosurve janë Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuela Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli.
Mes të plagosurve është edhe një vajzë 10 vjeçare që është lënduar nga xhamat e thyer të lokalit pas breshërisë së armëve. Sipas policisë, dyshohet se objekt i atentatit të jetë Fatjon Murati, pronari i lokalit

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


