E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shantazhonte 46-vjeçaren, policia arreston të riun nga Librazhdi
Uncategorized

Shantazhonte 46-vjeçaren, policia arreston të riun nga Librazhdi

Një 36-vjeçar nga Librazhdi, Besim Kurti, është vënë në pranga, pasi shantazhonte një 46-vjeçare nga Fier. I riu i kërkonte asaj para, ose ndryshe do t’i publikonte foto dhe video personale.

Njoftimi i plotë:

Shantazhoi një 46-vjeçare, për t’i dhënë para, që të mos i publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Specialistët  e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe ato të Sektorit Operacional, të DVP Fier, si rezultat i reagimit të menjëhershëm, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 46-vjeçe, se një shtetas e shantazonte për t’i dhënë para, që të mos i publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë organizuar punën me qëllim verifikimin e plotë të këtij kallëzimit, si dhe vënien në pranga të autorit.

Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Besim Kurti, 36 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.