E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një dëshmor i policisë rrugore që ra në krye të detyrës, apo ikje tragjike që na tall të gjithëve.
Sot

Një dëshmor i policisë rrugore që ra në krye të detyrës, apo ikje tragjike që na tall të gjithëve.

Dritan Laci

Si duhet ta shikojmë sot vdekjen e Oligertit, personazhit emblematik të tik-tokut, që humbi jetën në vijat e bardha teksa drejtonte trafikun e rënduar të Tiranës, i veshur ashtu me jelekun fosforishent dhe tabelën rrugore që nuk e lëshoi nga dora as në grahmën e tij të fundit të jetës.

Do kisha pritur shumë që si pjesëtar i shquar i radhëve të policisë, Ministri i Brendshem t’i kushtonte qoftë edhe një dedikim sado mirënjohës, punonjësit të tij të dalluar të rënë sot në krye të detyrës. Po kështu do kisha pritur që edhe ‘kolegët’ e Oligertit në policinë rrugore të ndalonin dhe t’u binin për një çast të vetëm, burive të motorëve të tyre ‘Guzzi’. Në fakt Oligerti nuk duhet të ishte aty, ku sot la jetën. Sepse në të vërtetë nuk ishte efektiv i policisë rrugore.

Por shteti ynë qesharak, që ka humbur sensin e të qenit serioz, e trajtoi Oligertin si një subjekt për tu vënë në lojë. Dhe si mund të jenë çështjet e sigurisë në rrugë biseda kaq të ndjeshme dhe serioze kur një shtet sillet me veten si karagjoz. Oligerti sot mund të vazhdonte jetën i qetë diku tjetër. Nëse ky shtet do e kuptonte problemin e tij mental, fare mirë ëndrrën e tij për tu bërë polic rrugor, mund tja plotësonte duke e marrë shpesh në trajnime të ndryshme që bënin.

Po asesi ta shikonte dhe ta lejonte të drejtonte trafikun, viktimë e të cilit u bë edhe vetë. Vdekja e Oligertit sot është vdekje që jo vetëm trondit për faktin që të gjithë pamë një trup të dergjur me tabelë rrugore në duar në vijat e bardha, por edhe sepse ai na tregoi se këtë herë shakaja e tij nuk e fsheh dot trishtimin e së vërtetës së madhe të kllounatës që përqesh prej kohësh vendin tim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.