E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot Bolino bëri një padi në gjykatë,ironizon Artan Hoxha: Kemi një Lame Kusari në media…
Sot

Sot Bolino bëri një padi në gjykatë,ironizon Artan Hoxha: Kemi një Lame Kusari në media…

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ironizuar një botues lidhur me deklaratën e tij se ka ngritur pandi ndaj një media online me pretendimin se është bullizuar.

Hoxha e krahason botuesin me aktorin një filmi të njohur shqiptar, Lame Kusarin, i cili bashkëpunonte me Perandorinë Osmane për të asgjesuar armiqtë e tij.

Me anë të një postimi gazetari ka zgjedhur këtë krahasim duke shpjeguar qartë se si kusari mediatik bashkëpunon dhe i shërben dhe grabit qeverinë.

Sipas tij ky botues nuk është hajdut vetëm i popullit por edhe i vetë qeverisë.

“Duke lundruar në rrjet, rastesisht me kapi syri nje personazh, i cili ankohej sot per gjobaxhinjte qe i qenkan versulur dhe nuk po i lene kusur…

Nuk e di pse me solli ndermend personazhin e Lame Kusarit te filmi “Kemishat me dyll”…

Lame Kusari ishte hajdut me nam dhe drejtonte nje grup kusaresh.

Ai bashkepunonte me Bimbashin, drejtuesin lokal te Perandorise Osmane.

Paguhej dhe mbrohej nga Bimbashi per sulmuar dhe asgjesuar armiqte e tij.

Lame Kusari kishte leje nga Bimbashi, te grabiste edhe karvanet e perandorise, vetem e vetem t’i sherbente besnikerisht duke i mbaruar punet e pista me kundershtaret e tij.

Në fakt, Lame Kusari pasi zgjidhte hallet e Bimbashit, ndryshe nga kusaret e tjere, kishte leje jo vetem te grabiste karvanet dhe taksat e perandorise, por t’u hiqte dhe breket ushtareve te saj…

Prandaj mes gjithe hajduteve, Lame Kusari, ishte kusari me i madh dhe me i demshem, sepse grabiste jo vetem popullin, por edhe vete perandorine….”, shkruan Hoxha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.