VODAFONE vazhdon abuzimin me shqiptarët, qytetari: Të vjedh lirisht dhe më pas të injoron
Vodafone vazhdon ende me rrjepjen e shqiptarëve. Një qytetar i indinjuar ka denoncuar ditën e sotme një vjedhje që sipas tij i është bërë nga operatori telefonik Vodafone. Qytetari shkruan se kur paguan me vonesë faturën e ofertës nga kjo kompani, nuk e shlyen përmes kamatës, por duke paguar përditë ndonëse nuk është ofruar shërbimi i duhur.
Qytetari shkruan se ka paguar për një muaj shërbim, por në të vërtetë, ka përfituar për 18 ditë. Sipas tij Vodafone nuk vendos kamatë, por të bën të paguash edhe për ditët kur modemi nuk është funksional. Kjo vjedhje nga kjo kompani ndodh çdo muaj dhe këtë e fakton edhe shtimi çdo ditë i denoncimeve për këtë kompani celulare.




Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



