E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tenderi pa garë në DURRËS/ Emiriana Sako shpenzon 400 mln lekë për dru zjarri në pranverë
Sot

Tenderi pa garë në DURRËS/ Emiriana Sako shpenzon 400 mln lekë për dru zjarri në pranverë

Durrësi, si një qytet bregdetar, njihet për temperaturat e qëndrueshme dhe klimën e ngrohtë. Por, tani që po afron vera dhe në këtë qytete fillon plazhi, kryebashkiakia Emiriana Sako kujtohet të blejë dru zjarri për t’u ngrohur. Tenderi ka si objekt “Blerje dru zjarri e pellet për QEA” dhe fond limit rreth 400 milionë lekë. Gara për këtë prokurim është hapur me datë 8 mars dhe me 7 prill është shpallur fituesi. Në fakt “gara” themi sepse praktikisht nuk është zhvilluar një garë e mirëfilltë.

Në dokumente ne shohim se kanë paraqitur interes për këtë tender 4 firma. Madje njëra prej tyre, konkretisht REDI PELLET paraqiti ofertën më të lirë, me vlerë rreth 190 milionë lekë. Por, Sako e ka skualifikuar që në fazën e parë më justifikimin se, ka të punësuar mobilierë dhe jo punonjës druri. Edhe pse në fakt kemi të bëjmë vetëm më prerje dhe transport druri.

Kështu, mbeti e vlefshme vetëm oferta e Gjergj Buçajt, i cili garon si person fizik. Ai ka paraqitur ofertën me vlerë rreth 400 milionë lekë, sa 100% e fondit limit. Një tjetër shkelje kjo nga ana e Sakos.

Kështu, pa garë Sako i fali tenderin ofertës më të shtrenjtë. Për këtë tenderi ka marrë “Red Flag”, si alarm për abuzim fondesh dhe shkelje e hapur e ligjit.

Përveç faktit se ky tender është dhënë me fitues të paracaktuar dhe këto 400 milionë lekë po merren nga arka e bashkisë për të mbushur xhepat e mikut të Sakos, na bie në sy afati që ka kjo kontratë.

Sipas dokumentit fituesi duhet të furnizojë me drurë për ngrohje shkollat për 150 ditët e ardhshme, pra deri në fund të muajit gusht.

Fakt që tregon edhe njëherë se këto para do të vidhen nuk do shkojnë për dru. Sepse, jemi në stinën e pranverës dhe nuk nevojitet më ngrohja në shkollë, në një qytete të ngrohtë si Durrësi. Sidomos në qershor, korrik dhe gusht kur temperaturat shkojnë mbi 30 gradë. Së dyti, në qershor ky sezon shkollor mbyllet, kush do i përdor drutë për 3 muajt e tjerë?

Këto pyetje SPAK duhet t’ia drejtojë Sakos, pasi edhe në dy vitet e mëparshme, ajo veproi në të njëjtën mënyrë me tenderë që kapën vlerat 430 milionë e 510 milionë lekë për secilin vit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.