E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot

Liljana Elmazi : Rama burracaku që merret me zonja !

Pas protestës së djeshme duke bllokuar disa nga akset kryesore në gjithë vendin, policia ka nisur procedim për disa nga deputetë e djathtë të cilët ishin edhe të deleguarit e partisë për të mbikëqyrur militantët e djathtë.

Në rotondon e Plugut, në Lushnje, ku përgjegjës ishin deputetët Arben Ristani dhe Lilajana Elmazi, policia nuk ka kursyer që procedim të ngrejë ndaj dy deputetëve të Vlorës, çka ka ngjallur edhe reagimin e deputeteve të tjerë demokratë. Deputetja Mimoza Hajdarmataj i ka bërë thirrje Aleancës së Grave Deputete kryetare e që te reagojë në lidhje me këtë veprim të policisë ndaj deputetes Elmazi.

Reagimi 

Republika e vjetër në grahmat e fundit. Procedimi penal ndaj një deputeteje është fundi i parlamentit të turpit dhe i një kryeministri diskriminues ndaj grave.

Miq,

Njoftimi zyrtar i policisë, për të nisur proçedim ndaj koleges Elmazi, më shkaktoi edhe më shumë neveri ndaj kësaj qeverisje e mazhorance që përmes shtetit policor  me dhunë shkresore, kërkon të mbahet në këmbë e ti thotë shqiptarëve ”po bëjmë shtet”!!!

Vajmedet Edi Rama,  që edhe në historinë e Vlorës ku ti je deputet, do hysh si burracaku që merret me zonja që i kanë dhënë e i japin krenari qytetit me trimërinë dhe kontributin e tyre. I bëj thirrje Aleancës së Grave Deputete të reagojë për rastin. Të jemi mbi të gjitha Aleanca e Grave të Lira, në parlamentin e kapur nga krimi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.