E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miss Universe 2018 rrëfen si e sulmuan nga nje bandë e armatosur
Uncategorized

Miss Universe 2018 rrëfen si e sulmuan nga nje bandë e armatosur

Miss Afrika e Jugut Demi-L-Peterseigh Nel, kishte fituar simpatinë e jurisë së garës së bukurisë ‘Miss Universe 2018’ me fjalimin e saj për të drejtat e barabarta të grave në vendet e punës si dhe me rrëfimin tronditës mbi jetën e saj.

Bukuroshja, e cila ditë më parë u shpall ‘Miss Universe 2018’, mes tjerash ka rrëfyer për përvojën e tmerrshme vetëm një muaj, pasi ishte shpallur si Miss Afrika e Jugut.

“Tre meshkuj më kanë hyrë në makinën time dhe më kanë kërcënuar me pistoletë. Ishte shumë rrëmujë në rrugë dhe kolonë e gjatë makinash. Donin të më plaçkitin. Më kanë marrë celularin, ndërsa unë kam dalë jashtë makinës dhe kam filluar të vrapoj nëpër rrugë. Kanë kaluar 20 makina para se njëri ta ndalte automjetin e dhe të më ndihmonte”, ka rrëfyer Demi.

Pas kësaj, bukuroshja ka themeluar programin ‘Unbreakable’ (e pathyeshmja), në të cilin gratë mësojnë vetëmbrojtjen. Qëllimi i programit, sipas fjalëve të saj, është të forcojë gratë fizikisht dhe mendërisht. Bukuroshja, e cila ka diplomë në menaxhim, po ashtu ka zbuluar se kush ishte inspirimi më i madh në jetën e saj: ajo është gjysmë-motra e saj.

“Është vajza e babait tim dhe njerkës sime, Franja, e cila është 10-vjeçe. Ka lindur pa trurin e vogël, për çka është e handikapate. Ajo është inspirimi im më i madh”, ka përfunduar ajo.

ImageImage

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.