Banorët në Durrës në hall me italianin: Na ka dhunuar dhe është i rrezikshëm, policia e mban 1 orë dhe e liron
VIDEO
Shumë herë na ka rastisur që të përballemi me fqinjë të zhurmshëm, të rrezikshëm dhe shqetësues për lagjen. Së fundmi disa banorë të lagjes nr.8 në qytetin e Durrësit, denoncojnë një shtetas italian. Sipas tyre italiani, i cili ka pak që ka shkuar në qytetin bregdetar, në zonën në fjalë, është kthyer në shqetësim.
Italiani i quajtur Giuseppe Capecci, është i dhunshëm dhe agresiv me banorët, ndërsa tenton gjatë gjithë kohës të krijojë sherre brutale. Giuseppe Capecci, ka dëmtuar edhe dyert e shtëpive të tyre, ndërsa shtojnë se Policia dhe ambulanca e marrin, e mbajnë 1 orë dhe më pas e lënë të lirë, duke u bërë problem për qetësinë në lagje. Sipas banorëve Bujar Bodlli si dhe Ambasada italiane nuk japin zgjidhje.
Banorët në Durrës denoncojnë:
Jemi disa banore te lagjes nr.8 Durres. Nje shtetas italian i ardhur kohet e fundit eshte bere shqetesim i madh per ne. Zoteria ne fjale Giuseppe Capecci eshte shume agresiv me banoret tenton dhe ben konflikt gjith kohes, bertet e ben veprime te rrezikshme ne cdo ore te dites e te nates madje dhe na ka dhunuar banesat duke prishur dyert, kemi njoftuar ambulancen (sepse duket qe nuk eshte mire menderisht) edhe policine qe kan ardhur e kan mare por maksimumi 1 ore e kan sjell prap , i plotfuqishmi i lagjes Bujar Bodlli eshte njoftuar dhe nuk na jep asnje rrugzgjidhje. Ambasaden Italiane e kemi njoftuar dhe ata nuk mund te veprojne nese policia jone nuk i njofton zyrtarisht
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



