Çmimin fotoja e vitit nga World Press Photo e merr imazhi tronditës
Organizata e pavarur jofitimprurëse World Press Photo, e cila ka selinë në Amsterdam dhe njihet për konkursin vjetor të fotografisë që shpërndahet në media, ka vlerësuar fotot e vitit.
Si “Fotoja e vitit” u zgjodh fotografia e Evgeniy Maloletka për Associated Press, i cili shkrepi imazhin tronditës ku disa punonjës të urgjencës transportojnë një grua shtatzënë nëpër maternitetin e shkatërruar të qytetit ukrainas, Mariupol.
Fotoja shpreh në mënyrë tronditëse tmerrin e përjetuar, ku gruaja e plagosur mban dorën në barkun e përgjakur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


