E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklaratat e Ramës/ Erl Murati: Skandaloze, kërcënoi hapur shqiptarët. Duhet reagim me votë
Sot

Deklaratat e Ramës/ Erl Murati: Skandaloze, kërcënoi hapur shqiptarët. Duhet reagim me votë

Gazetari Erl Murati ka komentiar me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv, deklaratën e Edi Ramës se nuk do të bashkëpunojë me bashkitë që votojnë kandidatët e opozitës. 

Murati tha se deklarata e Ramës ishte skandaloze dhe se ai kërcënoi hapur shqiptarët. 

Në përgjigje të kësaj, tha ai, shqiptarët duhet të reagojnë me votë në 14 Maj. 

“Është një deklaratë skandaloze, s’ka nevojë për shumë komente. Ai drejton qeverinë dhe nuk ka asnjë tagër për pushtetin vendor dhe skandaloze që ai e kondicionon bashkëpuimin me pushtetin vendor në varësi se kush do të jetë kryetari i bashkisë. Ai ka detyrimin funksional dhe kushtetues të bashkëpunojë me pushtetin vendor kushdo qoftë në drejtim të pushtetit vendor i PD-së, i PS-së, mund të jetë i pavarur, s’është e thënë të jetë me patjetër kandidat socialist. Nuk është protagonizëm, është kërcënim. Edhe mbjellja e pemëve që tallje me shqiptarët. Detyra funksionale e tyre është të bëjnë politika si të jetë mjedisi i pastër. Keni parë ndonjëherë deputetë të Bundestagut të marrin lopatën dhe të mbjellin pemë nga mëngjesi e deri në darkë? Në ditën e tokës mund të mbjellësh një fidan në mënyrë simbolike, por jo nga mëngjesi e deri në darkë të gjitha kandidatët për kryetar bashkie dalin dhe mbjellin pemë. 

Ndërsa kërcënimi është i hapur. I flet elektoratit të Shkodrës fjala vjen, unë nuk besoj se i flet PS-së, por shqiptarëve. I kërcënon nëse zgjidhni Igli Carën dhe jo Emiriona Sakon një Durrës atëherë nuk do të ketë bashkëpunim me pushtetin vendor. Ky është kërcënim. Rama ka kërcënuar media, propnarë mediash dhe ka parë që kjo ka ecur dhe çfarë bën kërcënon shqiptarët. Në asnjë vend të botës nuk kërcënon kryeministri të thotë votoni partinë time se po votuat kandidatët e partisë tjetër nuk do të ketë reagim. Në një vend normal kjo do të sillte kundër reagim. Pra, populli do ta merrte për fyerje. Nuk është vetëm kërcënim, është edhe fyerje. Duhet të ketë reagim me votë“, u shpreh Murati.

 Ndërsa gazetari Bledian Koka tha se : Edi Rama bëri një hap pas dje lidhur me deklaratën e tij kërcënuese ndaj qytetarëve dhe bashkive që do të zgjedhin në krye kandidatët e opozitës. 

Gazetari shpjegoi  pse Rama nga qëndrimi i mëparshëm kur tha se qeveria s’do bashkëpunojë me bashkitë e opozitës. 

Ai theksoi se artikulimi i Ramës në publik bëhet në varësi të sondazheve dhe kur qytetarët nuk i presin mirë qëndrimet e tij, ai tërhiqet. 

“Me sa e njoh unë Rilindjen, gjithmonë artikulimet e tyre janë në bazë të sondazheve. Një javë pasi e pompoi deklaratën bëri një tërheqje taktike, zoti Rama nuk e bën këtë nga frika. Por sondimi i këtij kërcënimi nuk ka ngjitur te opinioni p-ublik. Prandaj doli dje dhe në nmënyrë dredharake tha s’e kam thënë kështu, janë keqkuptuar. Ai nuk ka frikë nga ligji dhe drejtësia që kontrollon vetë, as nga faktori ndërkombëtar, por e vetmja gjë që ka frikë dhe gjithmonë e orienton artikulimin e vet, por orienton edhe aksionin e vet politik, janë sondazhet e veta të brendshme. Dhe me sa duket mesazhi që ka ardhur nga poshtë nga ky lloj kërcënimi është se shqiptarët i kanë thënë provoje, prandaj ne pamë një tërheqje dhe vështirë se në vazhdim do ta dëgjojmë më këtë lloj kërcënimi për shqiptarët”, tha Koka.  

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.