E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Monologu i Skënderbeut në passhpinë
Uncategorized

Monologu i Skënderbeut në passhpinë

Vargjet e Flutura Açkës për Skënderbeun në passhpinë te Edi Ramës

Kjo është fotoja më epike e ditës së djeshme (festa e Pavarësisë) dhe është publikuar nga Presidenca.

Kryeministri Edi Rama shfaqet pas emblemës shqiptare dhe duket sikur mban në kokë përkrenaren e Skenderbeut.

Fotoja ka qarkulluar dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, por Flutura Açka i ka thurur edhe disa vargje me titull:

Monologu i Skënderbeut në passhpinë

“Ah, sikur në vend të robve të kishte vetëm flamurë! Por ç’e do, në kohët e reja, i janë ngatërruar zorrët Atdheut, nuk e di i mjeri më ku e ka kokën e ku i ka këmbët. Duartrokit, moj elitë hipokrite!

– Valbona e shkaterruar
– Vjosa e kërcënuar
– Llogaraja e gërryer
– Tomorri i sakatuar
– Tirana e betonuar
– Puset e matrikulluar
– Kanabisi i çertifikuar
– Media e parcelizuar
– Çmimet të globalizuar
– Leku i diskretituar
– Bankat akaparuar
– Spiunët të nderuar
– Diktatura e rehabilituar
– Populli i duruar

Mbaroi dhe ceremonia, të tjerat i dini vetë, o shqiptarë! I juaji, Skënderbeu!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.