E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lubonja ‘skanon’ zgjedhjet: Fitoi ai që nxori më shumë para
Sot

Lubonja ‘skanon’ zgjedhjet: Fitoi ai që nxori më shumë para

Analisti Fatos Lubonja në emisionin “Open” komentoi procesin e numërimit të votave për zgjedhjet vendore.

Lubonja u ndal tek rezultati në Shkodër, ku fitues doli kandidati i PS, Benet Beci, duke theksuar se kalimi me një rezultat të tillë është i pabesueshëm.

Pjesë nga biseda në studio:

“Shkodra, Kamza me këtë kalim 60% është e pabesueshme. Unë gjykoj që ky pushtet, atje ku do të fitojë, fiton. Si ka mundësi, Shkodra antikomuniste, shkon edhe voton. Është e tmerrshme”, tha Lubonja.

Ervin Bushati: Ose e mrekullueshme

Fatos Lubonja: Aktivizimi i krimit, të gjitha këto kanë akumuluar vota. Në fund fare fiton kush ka nxjerrë më shumë para. Këtu është vetëm leku që vendos. Leku shkon gjithnjë e më shumë në duart e kësaj partie.  Unë dua të shtoj se ka edhe disa arsye, që janë edhe përçarja, edhe propaganda me non-grata, por edhe deklarata që nuk do të keni asgjë nëse nuk fiton PS. Pra nuk është se garojnë dy parti me një shtet neutral që rregullon vetëm anën teknike, apo ligjin, por kemi shtetin që punon për një parti të vetme. Dhe kjo nuk mund të shpjegohet ndryshe.

Ervin Bushati: PD e lë gjithmonë në momentin e fundit, PS është më sistematike, punon dhe është e organizuar. Qytetarët që votonin për opozitën e panë se sa serioze ishte opozita. Bëri 8 janarin e famshëm me shpërthimin  me gaz, pastaj non-grata të gjitha këto ndikojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.