Studimi zbulon se grate janë lidere më të mira se meshkujt
Një studim i ri ka arritur në përfundimin se gratë janë më të përshtatshme të udhëheqin sesa burrat.
Studimi, i udhëhequr nga Profesor Øyvind L. Martinsen, kreu i Lidershipit dhe Sjelljes Organizative në BI Business School në Norvegji, vlerësoi personalitetin dhe karakteristikat e rreth 3,000 menaxherëve.
Në pothuajse të gjitha fushat, u arrit në përfundimin se gratë ishin lidere më të mira se homologët e tyre meshkuj.
Gratë kanë tejkaluar meshkujt në katër nga pesë kategoritë e studiuara: iniciativa dhe komunikimi i qartë; hapja dhe aftësiapër inovacion; shoqërim dhe përkrahje; dhe menaxhimi metodik dhe përcaktimi i qëllimeve.
Megjithatë burrat duket se janë më mirë se gratë në përballjen me stresin e punës dhe kanë nivele më të larta të stabilitetit emocional.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


