E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kap pitonin dhe e mbyll në një vazo në shtëpi, gjarpri shpëton dhe e mbyt
Uncategorized

Kap pitonin dhe e mbyll në një vazo në shtëpi, gjarpri shpëton dhe e mbyt

Kur mëngjesin e së shtunës kapi gjarprin piton të gjatë gjashtë metra, teksa po hynte në shtëpinë e tij, në vend që ta vriste e kapi dhe e mbylli si trofe në një vazo të madhe qelqi.

Por në atë moment nuk e dinte se sapo kishte firmosur dënimin e tij me vdekje. Gjarpri, me kalimin e orëve u bë gjithmonë e më shumë i uritur dhe agresiv dhe në momentin më të parë që arriti të dalë nga vazoja e mbyti burrin që e kishte kapur.

Ngjarja tragjike ndodhi në një shtëpi në provincën e Sukothai, në Tajlandë, ku 55-vjeçari Sawan Tabklai, shkoi pasdite për të kontrolluar prenë e tij dhe ngriti paksa kapakun e vazos, por pitoni iu mblodh rreth kokës duke e mbytur, si dhe e kafshoi në krahë, shkruan noa.al.

I alarmuar nga ulërimat e të vëllait, Pilada Tabklai, 63 vjeç, shkoi që ta ndihmonte, por pa rezultat. Kur ndihma e shpejtë mbërriti 55-vjeçari kishte gjetur vdekjen.

Më pas nga ndërhyrja e policisë u bë kapja e gjarprit, i cili u fut në një thes për t’u vrarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.