KESH bën gati 100 mln dollarë për naftën e anijeve të Vlorës që prodhojnë energji

Më në fund u shpall tenderi 100 milionësh i Korporatës Elektroenergjetike (KESH) në Shqipëri për blerjen e karburantit për dy anijet termocentrale të instaluar në Vlorë.

Blerja e karburantit pritet të kushtojë 100 milionë dollarë. KESH ka shpallur thirrjen për shprehjen e interesit dhe pritet që disa kompani të kalojnë në fazën e dytë të garës për blerjen e karburantit. Supertenderi është procedura më e madhe e prokurimit të mallrave që është regjistruar në Shqipëri deri më tani. Anijet termocentrale u kontraktuan për të prodhuar energji, por marrëveshja ka nxitur polemika në vend, me kritika që e cilësojnë atë si abuzive dhe të dëmshme për taksapaguesit.

Kjo është procedura më e madhe e prokurimit që është regjistruar ndonjëherë në Shqipëri për blerje mallrash. Fillimisht KESH kishte parashikuar që tenderi të zhvillohej në muajin maj, por burime nga Korporata thonë se tenderi u shty për shkak sepse nuk është ende gati infrastruktura e ngarkim shkarkimit.

Dy anijet me kapacitet 110 mega vat në Triport

Në verën e vitit të kaluar, gjatë kulmit të krizës energjetike, qeveria shqiptare lejoi Korporatën Elektroenergjetike të kontraktojë dy termocentrale lundruese nga kompania amerikane Excelerate Energy. Sipas marrëveshjes, dy anijet me një kapacitet të instaluar rreth 110 megavat u pajtuan për një periudhë dy vjeçare. Në këmbim, KESH i paguan kompanisë amerikane 63 mijë dollarë në ditë vetëm si qira, duke përfshirë koston e mirëmbajtjes së mjeteve.

Dy anijet Triport në shtator të vitit të kaluar. Edhe pse nuk kanë prodhuar asnjë ditë energji, që nga ajo kohë KESH i paguan konsorciumit Excelerate-Renco 63 mijë dollarë qira në ditë.

Marrëveshja ka shkaktuar shumë polemika në Shqipëri. Opozita, si dhe ekspertë të pavarur, e kanë kritikuar marrëveshjen si abuzive dhe të dëmshme për taksapaguesit. Ata do të duhet të paguajnë rreth 68 milionë dollarë për periudhën dy vjeçare, edhe nëse anijet nuk përdoren kurrë për prodhimin e energjisë. Kjo është për shkak se energjia e prodhuar prej tyre ka një kosto të lartë, veçanërisht tani që çmimet e energjisë në treg janë rikthyer në nivele normale.

Megjithëse marrëveshja ka shkaktuar polemika, KESH deklaron se anijet do të fillojnë punën këtë verë. Sipas përllogaritjeve të Korporatës, kostoja e prodhimit të energjisë prej tyre llogaritet në 147 euro për megavat, duke përjashtuar taksat e akcizës për karburantin. Kjo kosto, edhe pse në dukje më e lartë se çmimet në treg, i mundëson Korporatës të optimizojë prodhimin e energjisë, veçanërisht gjatë muajve të verës, kur çmimet në treg rriten ndjeshëm.

Publikuar nga Publik Media