E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse SPAK kërkon seancë të mbyllur për  Ahmetajn? Frikë mos del gjë për Ramën?!
Uncategorized

Pse SPAK kërkon seancë të mbyllur për Ahmetajn? Frikë mos del gjë për Ramën?!

Prokuroria e Posaçme kërkoi arrestimin e Arben Ahmetajt, me anë të një kërkese drejtuar Kuvendit të Shqipërisë.

Në kërkesën e firmosur nga Altin Dumani, kërkohet po ashtu që seancat për këtë çështje të mbahen me dyer të mbyllura.

“Kërkojmë që çdo procedurë që do të zhvillohet në lidhje me këtë kërkesë, nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit, të zhvillohet në seancë me dyer të mbyllura,” thekson shkresa.

Por përse kërkon SPAK një seancë me dyer të mbyllura?

Shumë elementë të kësaj dosje janë publikuar tashmë, nisur edhe nga fakti se pikënisja ishte një padi e bërë nga një gazetar.

Gjatë gjithë procesit hetimor, në dritë kanë dalë elementë të ndryshëm, kjo për shkak se mediat pranë Edi Ramës dhe Erion Veliajt, janë ‘kujdesur’ që të diskreditojnë ish-numrin dy të qeverisë.

SPAK nuk ka dhënë detaje për të sqaruar nëse bëhet fjalë për ndonjë sekret shtetëror apo ndonjë çështje të sigurisë kombëtare.

Në këtë rast, çështja më e ndjeshme mbetet emri i Edi Ramës. Nuk duhet shumë njohuri juridike për të kuptuar se nuk mund të arrestosh zëvendësin, pa arrestuar më parë kryetarin e qeverisë.

E gjithë makineria qeveritare shtetërore është vënë në lëvizje për shkak të Edi Ramës me një shpejtësi rrufe në lidhje me mega-aferën e inceneratorëve.

Ndërkohë, burime nga SPAK, tregojnë se gjatë seancës së marrjes në pyetje të Arben Ahmetajt më 22 qershor, për pesë orë me radhë Ahmetaj ka pasur vetëm një përgjigje të përsëritur: Nuk e di, pyesni Edi Ramën!

Nëse seanca do jetë me dyer të mbyllura, mbetet vetëm një arsye madhore: që Ahmetaj të mos shesë Edi Ramën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.