“I ka zënë vapa; ja disa portale të cilat dezinformojnë për nismat mbi temperaturat e larta.”
Temperaturat e larta janë çështje të ndjeshme dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin dhe mjedisin tonë. Sidoqoftë, disa portalet po përhapin lajme të pavërteta dhe të manipuluara rreth nismave të ndërmarrura për të luftuar këto kushte të nxehta.
Në një kohë kur ka shqetësime të vazhdueshme lidhur me ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe ekstremet e motit, informacioni i saktë dhe i besueshëm është thelbësor për të formuar politikat dhe veprimet e duhura. Ndërkohë, këto portalet që zhvillojnë praktika të dyshimta dhe dezinformuese po krijojnë panik te publiku.
Një artikull i dyshimtë ka shpërndarë një lajm alarmant në disa portalet e dyshimta ku informohet se nga ora 12:00 deri në 16:00, të gjitha bizneset duhet të mbyllen, ndryshe do të përballen me një gjobë prej 2000 euro. Por, pas një verifikimi të plotë të fakteve nga publiktv.live është konfirmuar se ky vendim nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por me Greqinë.
Ky titull përgjithësues nuk specifikon asnjë informacion lidhur me origjinën e vendimit, duke lënë lexuesit në pakënaqësi dhe hutim. Vetëm në përmbajtje zbulohet se ky vendim është marrë nga autoritetet e shtetit të Greqisë, dhe nuk ka lidhje me vendet shqipfolëse.
Duke marrë parasysh se portalet e përmendura publikojnë rregullisht artikuj të dyshimtë që lidhen me vendet shqipfolëse, ky lajm i gabuar dhe i keqinformuar mund të dëmtojë dhe dezinformojë lexuesit. Portalet e dyshimta si “artistetshqiptar.life”, “newz1.com” dhe “pershendetje24.info” duhet të përdorin një praktikë të përgjegjshme të gazetarisë dhe të verifikojnë fakteve para se të publikojnë lajme që mund të shpërndahen masivisht në internet. Vetëm kështu do të evitojmë propagandën dhe keqinformimin, dhe do të ndihmojmë lexuesit të kenë një informacion të saktë dhe të besueshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


