E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri deklaronte se koncensionari fitues ishte kompania, Paul Wurth por SPAK- u e nxjerr zbuluar
Lajme

Kryeministri deklaronte se koncensionari fitues ishte kompania, Paul Wurth por SPAK- u e nxjerr zbuluar

Raportohet se Prokuroria e Posaçme ka nxjerrë në pah fakte të reja lidhur me koncesionin e mbetjeve të Tiranës, duke zbuluar kryeministrin Edi Rama si pjesë të kësaj çështjeje. Në një seancë dëgjimore në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Rama ka deklaruar se në këtë projekt është përfshirë një kompani e huaj me 150 vite eksperiencë, Paul Wurth.

Megjithatë, hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë konfirmuar dyshimet e para, sipas të cilave pronarët e vërtetë të kompanisë koncesionare të landfillit të Sharrës, ‘Integrated Energy bv’, janë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. SPAK ka gjetur provat që dëshmojnë se “Integrated Energy bv” ishte në pronësi të Klodian Zotos, “Energy Recuperator” dhe “Paul Wurth” në dhjetorin e vitit 2016, kur u dorëzua Studimi Fizibiliteti për Zonën e Mbetjeve në Tiranë.

Ndërkaq, SPAK ka vërejtur se “Integrated Energy bv” u zhvendos në Holandë dhe u shpall fituese e kontratës koncesionare për landfillin e Sharrës, por pronarët realë të shoqërisë së regjistruar në Holandë janë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, dhe nuk përmendet më shoqëria italiane “Paul Wurth”.

Ky zbulim hedh më shumë dritë mbi çështjen e koncesionit të landfillit të Sharrës dhe ka nxitur interes dhe debate në opinion, duke rritur kritikat ndaj kryeministrit Rama dhe administratës së tij për mënyrën e menaxhimit të kësaj çështjeje të ndjeshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.