Si prokurori i Kukësit Xhevahir Lita, pushoi akuzat ndaj Abedin Uruçit dhe la në baltë policët e dhunuar
Xhevahir LITA ishte Prokuror i qarkut Kukës, detyrë që mbante që prej vitit 2021. Më herët ai mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës, para se të emërohej në qarkun verilindor. Por, para se Lita të niste punën si prokuror në kryeqytet ka qenë në të njëjtën detyrë në Prokurorinë e Shkodrës.
Lita, në këtë të fundit, përpara se të transferohej në Tiranë ka hetuar një dosje shumë të rëndësishme, vrasjen e Bardhok Pllanajt, ngjarje kjo e regjistruar më 4 prill 2021. Transferimi i tij në Tiranë në atë kohë u bë diçka më shumë se një muaj nga ngjarja e rëndë. Bardhok Pllanaj u eliminua nga breshëri kallashnikovi prej rreth 80 plumbash teksa po kthehej nga Spitali i Shkodrës në shtëpinë e tij në Dobraç të Ri të Shkodrës

Por teksa prokurori Xhevahir Lita tashmë i vënë pas hekurave një ngjarje në qytetin verilindor ka tërhequr vëmendjen e medias. Prokurori në fjalē pushoi si me magji një sërë akuzash me autoritetin e titullarit të prokurorisë së Kukësit.
Ish- prokurori Xhevahir Lita, para se të kryente pushimin dhe tërheqjen nga akuzat e e dosjes së Abedin Uruçit, sipas shkresave të siguruar nga gazetari ynê me nje urrdhër si titullar ka hequr nga dosja hetimore prokuroren e çështjes, Enkelejda Hoxha.
DOSJA në ngarkim të Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës, Abedin Oruçi

Abedin Oruçi një ish-kryetar komune dhe me vonë ish- kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës kishte kundërshtuar me dhunë dhe kanosur me armë punonjësit e policisë, të cilët shkuan për ta arrestuar.
Ish-zyrtari lokal ishte i akuzuar për 5 vepra penale; “ndërtim i paligjshëm”, “kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”, “kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “kanosje për shkak të detyrës” e “armëmbajtje pa leje” dhe qëndroi pothuajse një vit në arrati.
Pasi titullari i prokurorise Lita ja hoqi dosjen prokurores Enkelejda Hoxha që po hetonte çeshtjen e mori vetë dhe brenda një periudhe të shkurtër e dërgoi në gjykatë e cila dha vendim për pushimin e çështjes dhe pezullim të masave shtrënguese, gjykata mori vendim pushimin edhe për Ermir Markaj, Eglant Ollomanin, Gazmend Oruçin, Besmir Muçmatan, Zekria Shehun dhe Behar Durakun të cilët po ashtu kundërshtuan policinë gjatë ndërhyrjes se saj për arrestimin e ish-kryetarit të këshillit të qarkut.
Por kush ishte zanafilla e problemeve me ligjin ligjin për Abedin Oruçin? Në tetor të vitit të kaluar Uruçi kanosi ish- kryetarin e Bashkisë Kukës Safet Gjici dhe truprojën e tij.
Pas kësaj ngjarje ai u shpall në kërkim nga policia. Disa muaj më vonë në 13 janar 2021 policia kishte marrë informacion se Oruçi ndodhej në një hotel pranë urës së Drinit të Zi dhe shkoi për ta arrestuar, por hasi në rezistencën e tij dhe të të afërmve të cilët u përleshën me policinë dhe i kërcënuan ata me armë.
Pas kësaj ngjarjeje policia arrestoi 6 persona ndërsa Abedin Oruçi mundi të arratisej. Gjatë kësaj kohe ai ka bërë disa kërkesa në gjykatë për zëvendësim mase sigurie, ku më e fundit mban datën 17 qershor të këtij viti. Pavarësisht se për përplasjen e Oruçit dhe familjarëve të tij me policinë ka prova të pakundërshtueshme, si pamjet filmike, dëshmitë e policëve të lënduar dhe dëshmitarëve okularë, prokurori i çështjes Xhevahir Lita kërkoi pranë gjykatës pushimin e çështjes ndaj të dyshuarve.
Më 18 tetor gjyqtari Sami Ujkashi në një seancë me dyer të mbyllura shpalli vendimin për të pushuar çështjen e këtij procedimi si edhe shuarjen e masave të sigurisë për të gjithë personat përfshirë edhe Abedin Oruçin, i cili kishte 1 vit që i shpëtonte drejtësisë. Prokurori tashmë i akuzuar për mbyllje dosjesh penale dhe bashkëpunëtor i bandave, sipas fashikullit tē dosjes duket se është korruptuar edhe në rastin e e politikanit lokal Abedin Uruçi që kandidoi për kryetar bashki dhe mor mbu 2000 vota dhe tashmë nuk dihet nëse çështja është apeluar brenda 15 ditësh sipas kodit të procedurës penale pasi ky vendim ngjall dyshime të forta për korrupsion. Gazetari ynë i ka nisur një letër informuese edhe ILD-së dhe KLP-së për të verifikuar dosjen e pushuar nga prokurori tashmë i arrestuar Xhevahir Lita.
Transkriptet e fundit që ka në dorë SPAK-u duhet të zbardhin edhe lidhjet e politikanit lokal Abedin Oruçi me ish-prokurorin Lita .
Sipas informacioneve dhe dëshmive të shumë qytetarëve në qytetin e Kukësit në janar të vitit 2021 Oruçi së bashku me shokët e tij, vuri përpara një grup policësh, që shkuan ta arrestonin në ambjentet e lokalit të tij duke i kërcënuar me armë dhe iku në arrati.
Në 12 Janar 2021, ai i shpëtoi një arrestimi, duke kërcënuar e dhunuar forcat e policisë që tentuan ta vënë në pranga.
Më shumë se 24 orë pas ngjarjes, policia e Kukësit reagoi në atë kohë zyrtarisht për operacionin e dështuar, për të vënë në pranga ish- kryetarin e këshillit të Qarkut, Abedin Oruçi, i cili ishte person në kërkim.
Në njoftim, thuhet se ai ishe lokalizuar në një lokal që ka në pronësi, por efektivët që hynë në aksion u kërcënuan me armë zjarri nga ish zyrtari i këtij shteti dhe janë konfliktuar fizikisht me të afërm të tij.
Ja pra që Oruçi pasi e gjeti prokurorin e “xhevahirtë” Litën i cili ja mbylli çeshtjen kandidoi edhe në zgjedhjet vendore dhe mori dhe vota.
Ja pra pse ILD dhe KLP kanë rastin ta hetojnë këtë dosje të pushuar me datën 18 Tetor 2021 ndaj Oruçit.
Kjo për arsyen e thjeshtë se Kërkesa për pushimin e akuzave është bërë nga titullari i prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, i cili tashmë po hetohet për korrupsion e shpërdorim detyre nga SPAK.
Sot Abedini së bashku me 4 personat e tjerë janë lënë të lirë, pasi edhe gjyqtari Sami Ujkashi, vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Xhevahir Lita, për pushimin e akuzave dhe komplet dosjen penale ndaj personave nën hetim.
Tani fajtorë kanë mbetur policët fakirë që shkuar të zbatonin një vendim gjykate dhe Abedini me trimat e tij i kërcënoi me armë, për fat të mirë policët nuk u vranë dhe u plagosën, edhe pse u lanë në baltë nga një prokuror që rezultoi i korruptuar.
Vendimet e Gjykatës së Kukësit:
Pushimin e çështjes për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”, “kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”, “kundërshtimi i punonjësit të POlicisë së rendit publik”, “kanosje për shkak të detyrës” ndaj të pandehurit Abedin Oruci.
Pushimin e çështjes për veprën penale “kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” në bashkëpunim për Petrit Oruçin.
Pushimin e çështjes për procedimin penal “kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, në bashkëpunim për Englant Ollomanin.
Pushimin e çështjes për procedimin penal për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” ndaj Behar Durakut.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



