Ndeshja mes Mark Zuckerberg dhe Musk do të transmetohet drejtpërdrejt në X
Elon Musk ka deklaruar se ndeshja e tij në një kafaz me Mark Zuckerberg do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën e mediave sociale “X” ( më parë si Twitter). Musk njoftoi lajmin në një postim në aplikacionin e quajtur “X,” pa dhënë detaje të mëtejshme. Ai gjithashtu theksoi se të ardhurat nga transmetimi do të shkojnë për bamirësi për veteranët. Mediat e huaja kanë kërkuar një koment nga platforma “Meta,” e cila është kompania e Zuckerbergut, por duket se ata e kanë injoruar kërkesën.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


