E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari akuzon djalin e antares të KLP për ngjarjen në Vlorë
Uncategorized

Gazetari akuzon djalin e antares të KLP për ngjarjen në Vlorë

Gazetari, Basir Çollaku ka akuzuar djalin e antares të KLP, Nurihan Seiti për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku një 55-vjeçar humbi jetën.

“Rei Mete, djali i anëtares së Këshilli të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Seiti, është autori i zënkës ku mbeti i vdekur inxhinieri Armando Meshau.”, shkruan Çollaku në rrjetet sociale.

Ai thotë se shkak për konfliktin ka qenë një pronë në Vlorë dhe goditja që i dha Rei Mete të ndjerit ishte fatale për jetën.

“Konflikti për pronën në Vlorë ka shkaktuar viktimën pasi nga goditja me grushte është rrëzuar me pasojë fatale për jetën. Ndërsa bashkëshorti Hazizi ka punuar disa vite ne Kadastren Tirane. Tani është në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës, djali autori i njarjes Rei është doganier.Tani kanë iranianët të dhëna plotë.”, thotë ai.

Si ndodhi ngjarja:

33-vjeçari i cili goditi për vdekje këtë të hënë, një 55-vjeçar, në Vlorë u vu në prangat e policisë vetëm pak kohë pas ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi  rreth orës 11:45, në një qendër interneti, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Viktima, 55-vjeçari Armando Meshau dhe autori i ngjarjes 33-vjeçari, Rei Mete  u përfshinë në një sherr me njëri tjetrin. Si pasojë e konfliktit me sende të forta, Armando Meshau nga goditjet e marra ka humbur jetën menjëherë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.