E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama i dha bonus për Sharrën  pa kokërr leku- Koncesionari pa fonde fitoi koncesionin 128 mln euro
Sot

Rama i dha bonus për Sharrën pa kokërr leku- Koncesionari pa fonde fitoi koncesionin 128 mln euro

Kompania “Integrated Energy bv” e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, e cila mori koncesionin për landfillin dhe inceneratorin e Sharrës, nuk kishte fonde në dispozicion për ndërtimin e projektuar. Edhe pse qeveria e Edi Ramës miratoi një bonus prej 8 pikësh për kompaninë për projektin, Prokuroria SPAK ka siguruar të dhëna që tregojnë mungesën e fondeve për ndërtimin, edhe aktualisht.

Pronari i kompanisë mëmë të koncesionarit pranon mungesën e fondeve, ndërsa të dhënat e reja tregojnë se aksionet e kompanisë janë të fjetura dhe mund të aktivizohen vetëm nëse sigurohet financimi prej 100 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Kjo situatë ngre pikëpyetje rreth vendimit të qeverisë për të miratuar bonusin për një kompani që nuk kishte fonde për të realizuar projektin. Në të njëjtën kohë, pyetje ngrihen edhe për stafin e qeverisë së Ramës, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm dhe Drejtorin Juridik, për përgjegjësinë e tyre në vlerësimin e projekt-vendimeve të tilla.

Në 7 dhjetor 2016, qeveria e Edi Ramës miratoi një bonus prej 8 pikësh kompanisë “Integrated Energy bv” të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit për projektin teknik dhe financiar në procedurën koncesionare për landfillin dhe inceneratorin e Sharrës.

Pra, kabineti qeveritar ka krijuar bindjen se kompania “Integrated” ka pasur në dispozicion të saj vlerën prej 128 milionë euro, e cila ishte kostoja e ndërtimit të veprës publike.

Ndërkohë, të dhënat e siguruara së fundmi nga Prokuroria e Posaçme SPAK zbulojnë që kompania koncesionare jo vetëm që nuk ka pasur fonde në dispozicion në atë kohë, por ajo nuk ka arritur t’i sigurojë as sot.

Alberto Presezzi, pronar i kompanisë “Franco Tosi Mecanica” që rezulton pronar në letra i “Geogenix bv”, shoqëria mëmë të koncesionarit të Sharrës, pranon mungesën e fondeve, në një përgjigje zyrtare për prokurorët e SPAK-ut.

Ai thotë se kompania e tij dhe një ortak zviceran, “ICARE”, janë bashkuar si ortakë maxhoritarë të shoqërisë hollandeze “Geogenix” bv në prill të vitit 2022.

Aksionet e Presezzi-t dhe “ICARE” janë të fjetura dhe do të aktivizoheshin vetëm në rast se do të siguronin financimin në vlerë 100 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Presezzi deklaron se aksionet e tij dhe të bashkëpunëtorit të tij, “ICARE” vijojnë të jenë ende të fjetura, pasi nuk kanë arritur të sigurojnë deri më tani financimin 100 milionë euro.

Kjo deklaratë dëshmon se “Integrated Energy bv” nuk i ka pasur kurrë fondet për ndërtimin e landfillit të Sharrës. E, në këto kushte, ngrihet pikëpyetja se si qeveria e Edi Ramës ka miratuar bonusin për kompaninë koncesionare, kur rezulton se nuk ka pasur në dispozicion vlerën e nevojshme për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Tiranë.

Gjithashtu, pikëpyetje ngrihet edhe mbi stafin e ngushtë të Ramës, e konkretisht Sekretarin e Përgjithshëm,

Ëngjëll Agaçi dhe Drejtorin Juridik të asaj kohe, Artur Metani, të cilët kanë qenë përgjegjës për vlerësimin paraprak të projekt-vendimeve që dërgoheshin për miratim në Këshillin e Ministrave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.