Përgjigja e jashtëzakonshme e Conor McGregor kur gjykatësja e pyeti se sa para fitonte
Conor McGregor i zbuloi një gjyqtareje shumën e jashtëzakonshme që ai kishte marrë në ndeshjen e tij të fundit.
Ylli i UFC-së u paraqit në gjykatë për një gjobë të tejkalimit të shpejtësisë dhe u gjobit me 350 £, një shumë që duhet paguar brenda dy muajve të ardhshëm.
McGregor fillimisht ishte qortuar nga gjyqtarja për mos shfaqjen në kohë, duke e bërë herën e tretë që ai nuk do të paraqitej në gjykatë.
Megjithatë, kampioni irlandez i MMA arriti që kësaj rradhe të paraqitej në gjykatë.

Pas pranimit të fajësisë së McGregor, gjykatësja Miriam Walsh nuk mundi të mos pyeste se sa fiton ai.
Siç raportohet nga Mirror, gjyqtarja Walsh tha:
Më duhet t’ju bëj pyetjen … sa shumë fitoni? Ju lutem mos më thoni që fitoni më shumë se 110 milion euro në ditë?
Duke qeshur me pyetjen e saj, ai u përgjigj:
140 milionë euro.
McGregor u akuzua për thyerjen e limitit të shpejtësisë, teksa ai po ngiste makinën e tij përmes Dublinit me 60 mph, më 13 mars të këtij viti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


