E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapja e shtetit nga  familja anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Sot

Kapja e shtetit nga familja anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Autori i vrasjes në Vlorë sekser, babai zyrtar i Kadastrës, mamaja në KLP, motra me xhaxhain në Prokurori

Ngjarja e rëndë në Vlorë, ku nga dhuna e djalit të një anëtareje të Këshillit të Lartë të Prokurorisë humbi jetën një 55-vjeçar, zbuloi edhe më shumë se kaq.

Një investigim i thjeshtë mbi familjen Meta vërteton atë që është denoncuar shpesh; kapja dhe përdorimi i shtetit nga shefat e drejtësisë dhe familjarët e tyre.

Rei Meta, i arrestuar për vrasjen ndërtuesit në Vlorë, është Përgjegjës Grupi i Inspektorëve të Kontrollit Fizik në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Ai kishte 4-5 vite që bënte rolin sekserit të ndërtuesve, të njerëzve që kishin halle në zyrat e shtetit dhe bënte ndërhyrje në organet e drejtësisë në Vlorë, Sarandë, Durrës e Tiranë, ku përdorte për lehtësi ndikimin e së ëmës anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Pra, djali i drejtueses së lartë të qeverisë së prokurorëve, ka përdorur pushtetin e së ëmës për të ndikuar në akte zyrtare, kundrejt përfitimeve të paligjshme financiare e pasurore.

Por jo vetëm kaq. Rei Meta kishte edhe ndihmën e babait. Babai I tij dhe bashkëshorti i anëtares së KLP Hazis Meta, me profesion oficer kufiri është Shef Sektori Juridik në Kadastrën e Përgjithshme, i emëruar pas zgjedhjes së gruas së tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Vajza e tyre Santeliana Meta, deri në momentin kur e ëma u emërua anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, punonte në Ministrinë e Brendshme së bashku me xhaxhanë e saj, ndërsa nga 1 janari 2020 e në vazhdim është Shefe Sektori në Prokurorinë e Tiranës.

Rasti i familjes Meta, është një tjetër shembull sesi një familje ka kapur pika kyçe të shtetit dhe anëtarët e saj jo vetëm ushtrojnë ndikimin e tyre për përfitime të paligjshme, por tregojnë edhe forcën që iu jep pushteti.

Për vrasjen e ndërtuesit Armando Meshau, autori Rei Meta duhet të hetohet nga prokurorët të cilëve iu duhet ta bëjnë këtë punë, ndërkohë që nëna e tij Nurihan Meta është anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që i emëron, i shkarkon, i transferon, i ul e i ngre në detyrë ata.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.