E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata  lë në “arrest me burg” djalin e anëtares së KLP-së që vrau ndërtuesin
Uncategorized

Gjykata lë në “arrest me burg” djalin e anëtares së KLP-së që vrau ndërtuesin

Gjyka e Vlorës i ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” 33-vjeçarit Rei Meta, i cili mesditën e të hënës qëlloi me grushte deri në vdekje inxhinierin 55-vjeçar Armando Meshau.

Vendimi është dhënë nga gjyqëtarja Emiliana Dhima, e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë. Mbi 33-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Rei Meta është djali i anëtares së KLP-së, Nurihan Seiti (Meta).

Shkaku i konfliktit mes Rei Metas dhe Armando Meshaut ishte një aprtament, teksa krimi u regjistrua mesditën e të hënës, rreth orës 11:45, në ambientet e një kancelarie në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë

Siç u pa dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, pas një debati verbal mes tyre, Armando Meshau çohet në një moment nga karrigia ku ishte ulur para kompjuterit dhe e godet i pari me grusht Rei Metan. Më pas, ky i fundit e godet disa herë rresht me grushte në kokë deri sa e lë të vdekur në vend. Fillimisht, Meshau bie në karrike dhe më pas në tokë, teksa një djalë i afrohet t’i japë ndihmë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.