E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryebashkiaku i Divjakës  që ofendoi qytetarët, në shërbim të inceneratorit
Uncategorized

Kryebashkiaku i Divjakës që ofendoi qytetarët, në shërbim të inceneratorit

Teksa kryebashkiaku i ri i Divjakës është denoncuar duke fyer dhe sharë qytetarët e tij që e votuan në 14 maj, duket se qëllimin kryesor nuk e ka shërbimin ndaj tyre, por shpërdorimin e parave publike.

Pak pasi mori detyrën e kryetarit të bashkisë Divjakë, Josif Gorrea ndër vendimet e para që ka firmosur, ka qenë pagesat për inceneratorin e Fierit.

Konkretisht, Këshilli Bashkiak i Divjakës, në datën 6 qershor, tre ditë përpara se Josif Gorrea të merrte detyrën e kryetarit zyrtarisht, ka miratuar me urgjencë vendimin Nr.24.

Ky vendim ka të bëjë me miratimin e akt-marrëveshjes mes bashkisë Divjakë dhe inceneratorit të Fierit, e cila ishte protokolluar që në muajin mars, por si duket për efekt të fushatës dhe zgjedhjeve të 14 majit, është shtyrë për miratim pas zgjedhjeve. Dhe 20 ditë pas 14 majit, këshilli bashkiak i Divjakës i hap rrugë dërgimit të mbetjeve të kësaj bashkie në inceneratorin e Fierit, kundrejt pagesës prej 12 euro për ton. Dhe fill pas miratimit të akt-marrëveshjes, bashkia e Divjakës, me firmë të kryetarit të ri të bashkisë, ka kryer një pagesë prej rreth 900 mijë lekësh, apo 9 milionë lek të vjetra për depozitimin e mbetjeve në muajin qershor. Fatura është firmosur në datën 19 qershor nga kryebashkiaku i ri, Josif Gorrea, ndërsa pagesa është ekzekutuar në datën 10 korrik.

Mirëpo duket se Josif Gorrea, i zgjedhur në 14 maj mes polemikave për devijim të vullnetit të votuesve në Divjakë, ka shfaqur arrogancën ndaj banorëve të fshatit Grabian, të cilët, vetëm dy ditë pasi bashkia kishte paguar 9 milionë lekë inceneratorit, kanë zhvilluar një protestë për mbetjet urbane. Në 12 korrik, banorët e Grabianit protestuan duke denoncuar kryetarin e bashkisë Divjakë, se mbetjet urbane të bashkisë po depozitohen në këtë fshat, së bashku me mbetjet e bashkisë Lushnje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.