Pse vjedhja me inceneratorët nuk mund të ndahet nga pazari i kullave.


Ministrat, ish ministrat, kryetarët e bashkive dhe vetë Edi Rama janë të përlyer kokë e kembë në vjedhjen me inceneratorët. Skandalet e reja që prodhon qeveria nuk e relativizojnë dot hajdutëtinë me inceneratorët dhe nuk e shfajësojnë dot Arben Ahmetajn që po i fshihet drejtësisë që e ka votuar dhe personalisht.
Ndaj beteja e opozitës për çdo vjedhje duhet bazuar mbi moralin dhe standartin e njëjtë për të gjithë përgjegjësit. Përndryshe nuk mund të shfajësohet Ahmetaj për rolin e tij tek inceneratorët meqë ndoshta ka vjedhur më pak se kolegët. Sikundër nuk mund të heshtet për kullat dhe financimin e tyre.
Nuk është e fshehte që milionat e pista të inceneratorëve pastrohen në ndertimin e kullave të larta në Tiranë. Ndaj përballë këtij fakti, çdo denoncim gjysmak është i shëmtuar po aq sa heshtja. Përfitimet dhe qarkullimi i parave të pista është krim njëlloj i dënueshëm përballë ligjit si kur ka për autor qeverinë dhe opozitën. Ama kur kjo e fundit përzihet në pazare të tilla me qeverinë u vjedh shqiptarëve dhe të drejtën të besojnë se gjërat mund të ndryshojnë. Sepse nuk është zgjidhje zëvendësimi i të keqes së madhe me një më të vogël. Zgjidhja gjendet tek shkulja e së keqes me rrënjë. Kush do ta ketë moralin dhe forcën ta bëjë këtë do të mbështetet masivisht dhe nga qytetarët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



