E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kosovë/ Në pranga dy zyrtarë qeveritarë dhe një afarist
Uncategorized

Kosovë/ Në pranga dy zyrtarë qeveritarë dhe një afarist

Dyshohet se keqpërdorën rezervat shtetërore

Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha sot se janë arrestuar tre persona nën dyshimet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.

Në njoftimin e prokurorisë nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarve të cilët u identifikuan me inicialet e tyre dhe as nuk jepen hollësi për natyrën e veprave për të cilat dyshohen.

Mediak lokale thanë se dy nga të arrestuarit janë Hafiz Gara, drejtor për Rezervat Shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Irfan Lipovica, drejtor në Departamentin për Integrim Evropian, i cili më parë ishte sekretar në këtë ministri. I arrestuari i tretë sipas medias lokale është afaristi Ridvan Muharremi.

Operacioni i sotëm pasoi publikimin e disa audio-regjistrimeve nga gazeta në internet “Nacionale”, në të cilat dëgjohen dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të cilët gjatë një bisede pretendojnë se vaji i kontraktuar dhe i paguar në Poloni për rezervat shtetërore të Kosovës, nuk ka arritur kurrë. Sipas atyre regjistrimeve njësoj ka ndodhur edhe me rezervat e grurit.

Mielli, ilaçet, vaji, sheqeri, prodhimet higjienike, nafta etj. janë pjesë e rezervave shtetërore që mund të përdoren në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e fatkeqësive natyrore, luftërave apo edhe krizave me furnizime.

Nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga qeveria e Kosovës për arrestimet e sotme, të cilat nxitën reagimin e opozitës e cila kërkon përgjegjësi nga zyrtarët e lartë qeveritarë./ Voa 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.