Avokati Goxhaj: Po të paktën në kohë katastrofash, bëhuni njerëz, jo uturakë të ERTV!
Avokati Altin Goxhaj ka bërë thirrje mediave kryesisht TV-ve edhe ata që janë taborre të propagandës së Kryeministrit Rama, që të paktën në fatëkeqësi të tilla si kjo e përmbytjeve, gazetarët të jenë të saktë dhe të raportojnë situatën dramatike ashtu si në të vërtetë është katastrofë…. Por në vend që të bëjnë me profesionalizëm punën e tyre :
Na çanë …… kto WC-TVtë e Qeveriut:
“Ja si shpëton policia furgonin…” (Policia që tërheq furgonin)
“Ja si shpëton FNSH familjen që po mbytej..” (një varkë që evakuon normalisht një familje nga shtëpia)
“Policia shpëton fëmijën..” (fëmijën e shpëtojnë qytetarët dhe polici u jep zemër pa heq cigaren nga goja dhe pa u futur në ujë siç bënë qytetarët që u ndodhën aty)
“Rama tha..” (videot i çon Endri)
“Xhaçka mallëngjehet..”
“Leli…”
Këto nuk janë kazanë por UTURAKË! Lajmi është ata që janë nën ujë pa mbështetje dmth mijëra vetë por ju keni heq dorë me kohë nga lajmi! Jeni kthy në kanalet e ujërave të zeza të ERTV…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



