Në këtë vend asgjë nuk duhet marrë seriozisht!
Gjergj Zefi

Çmenduria më e madhe është të debatosh për histori dhe politikë në këtë vend. Ne jemi një vend pa hierarki vlerash, ose e thënë më qartë pa shtyllë kurrizore.
Unë kam kuptuar, megjithëse me vonesë, se në këtë vend asgjë nuk ke pse e merr seriozisht. Ajo që për ty është vlerë për tjetrin është antivlerë dhe anasjelltas.
Në një vend kaq të vogël, pagan deri shumë vonë, ku ekzistenca e disa feve dhe konvertimi i shpeshtë nga njëra në tjetrën, konsiderohet vlerë, serioziteti është vetëvrasës.
Pse duhet të debatoni dhe ti merrni seriozisht dogmat këtu ku kanë përmendore edhe Ahmet Zogu edhe Luigj Gurakuqi; edhe Esat Toptani edhe Avni Rustemi; edhe Qazim Mulleti, edhe Muhamet Gjollesha…
Ndaj dhe populli këndon:
O fshati me pesëqind vula
Pesqind shtëpi e pesqind burra
Pesqind kapistra nga hunda
Pesqind patkoj nga thundra

Pesqind kryepleq serbes
Sojli mustaqe zez
Shal gomari gjysëm thes
Kush i hypën s’do më të zbres
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



