Kryeministri dhe në të njëjtën kohë kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur sot Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Ashtu siç u njoftua edhe më herët, kryeministri ka bërë disa ndryshime në kabinetin qeveritar.
Ajo që bie në sy është fakti, se ka edhe zbritje në detyrë siç është rasti i Ogerta Manastirliut e cila deri më tani drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë, por me vendimin e sotëm të Ramës merr në dorë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Kështu me vendim të tij emrat e rinj të ministrave janë si më poshtë:
Ervin Meta, Ministër i Financave
Igli Hasani, Ministër i Jashtëm
Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit
Anila Denaj, Ministre e Bujqësisë
Albana Koçiu, Ministre e Shëndetësisë
Delina Ibrahimaj, Ministre për Sipërmarrjen
Arbjan Mazniku, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor
Ditën e nesërme këto propozime do t’i dërgohen presidentit të vendit, Barjam Begaj për miratim.
Pak më shumë se dy muaj më parë, Edi Rama e zëvendësoi Ardian Çelën në krye të OSHEE-së me një emër të përzgjedhur nga Belinda Balluku. E dukej se ‘luftën’ për kontrollin e OSHEE-së, një hambar punësimesh dhe patranozhistës për PS-në e kishte fituar klani Balluku.
Por vetëm pak muaj pas kësaj lëvizje, Ardian Çela është rikthyer sërish në skenën politike të PS-së dhe këtë herë me një post të rëndësishëm, atë të sekretarit organizativ.
Në sekretariatin e PS-së janë edhe disa ish-ministre si Evis Kushi dhe Milva Ekonomi.
Më poshtë keni ndryshime e sekretariatit në Partinë Socialiste:
Sekretar organizativ
Adrian Çela
Sekretar i Burimeve Njerëzore
Eduard Ndreca
Sekretare e Gruas
Evis Kushi
Sekretar Digjital dhe i Rinisë
Etjen Xhafa
Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë
Romina Kuko
Sekretar i Çështjeve Zgjedhore
Eridian Salianji
Sekretare e Programit
Milva Ekonomi.
