E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I pafajshmi , naivi , dhe i keqkuptuari Edi Rama
Sot

I pafajshmi , naivi , dhe i keqkuptuari Edi Rama

Elona Caslli

I pafajshmi mes të fajshmëve

I pafajshmi Edi Rama, naivi Edi Rama, i keqkuptuari Edi Rama dhe njëkohësisht kryeministri i vendit, shkarkon çdo përgjegjësi te të fajshmit që e rrethojnë.

Të fajshmit rreth tij kanë abuzuar me besimin që ai u ka dhënë dhe me postet që u ka caktuar në kabinetin qeveritar. Kryeministri nuk ka qenë në dijeni të asgjëje. Kryeministri u ka dhënë bashkëpunëtorëve besimin e shenjtë të një prindi dhe të fajshmit e kanë shpërdoruar këtë besim, si fëmije të pabindur dhe tekanjozë dhe tani kryeministri gjendet si një prind i pikëlluar pranë dritares duke pyetur veten se ku gaboi.

Ne, frymorët e zakonshëm, duhet ta mirëkuptojmë gjendjen e tij të pikelluar dhe të shfaqim edhe një trajtë të lartë mirenjohjeje që ai vazhdon ende të mbajë postin e kryeministrit, pasi dikush tjetër në vendin e tij do të kishte dhënë dorëheqjen dhe do ta kish lënë mes katër rrugëve popullin e tij.
Kryeministri ynë, me durimin e një të urti, po gëlltit pikëllimin e tij dhe po vazhdon me këmbëngulje të udhëheqë.

Ndonëse të fajshmit rreth tij vazhdojnë të zhvasin buxhetin e shtetit, ai zbaton filozofinë e lules së lotusit. Ai udhëheq në baltën e kënetës, por s’e prek asnjëherë atë.

Ndonëse të fajshmit rreth tij e kanë humbur fillin, kryeminstri e ruan ende arsyen dhe në strehën e arsyes bëhet burim i pashtershëm force për popullin.

Post Scriptum- Kohët e vështira i tregojnë njerëzit e mëdhenj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.