E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasi largoi De Biasin, Alaves merr këtë rezultat të papritur në La Liga
Sport

Pasi largoi De Biasin, Alaves merr këtë rezultat të papritur në La Liga

Alaves largoi trajnerin Gianni De Biasi një javë më herët dhe emëroi në atë post ish-lojtarin e Barcelonës, Abelardo.

Ky i fundit e nisi me një rezultat tejet pozitiv aventurën në krye të klubit, pasi arriti të marrë 3 pikët në transfertën e vështirë katalanase, duke triumfuar 2-3 ndaj Gironas.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, ndërsa në pjesën e dytë, vendasit shënuan dy gola të shpejtë dhe u duk se Alaves do të pësonte humbjen e radhës.

Por, mesfushori anësor Ibai, nuk ishte i këtij mendimi dhe arriti të shënojë 3 herë në portën e Gironës në 20 minutat e fundit, duke përmbysur rezultatin.

Ky rezultat mund të cilësohet si shumë pozitiv, nëse kujtojmë që në fushën e Gironës doli i humbur edhe Reali i Madridit, ndërsa Alaves tani është shumë pranë daljes nga zona e rënies nga La Liga.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.