E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tenderi i  me probleme i Bledian Dalipit  të  OSSH-së 1.4 milionë euro
Sot

Tenderi i me probleme i Bledian Dalipit të OSSH-së 1.4 milionë euro

Biznesmeni Petraq Shomo, përmes kompanisë së tij Aci Engineering, ka përlarë një tender të dyshimtë dhe me flamur korrupsioni nga OSSH-ja e Gjirokastrës.

Bëhet fjalë për tenderin me vlerë 1.5 milionë euro për blerje kabulli. Fituese e tenderit është shpallur kompania Aci Engineering e Petraq Shomos, me ofertë fituese 138 859 000lekë, ku bashkë me TVSH tejkalon fondin limit.

Këtë tender e bën të dyshimtë fakti se është skualifikuar bashkimi i kompanive ROSI sh.p.k dhe TEAD sh.p.k, me ofertë rreth 1.2 milionë euro, pra 200 mijë euro më pak se sa oferta fituese e Petraq Shomos.

Edhe pse shërbimi ishte për të ofruar kabull, janë gjetur shkaq për t’i skualifikuar dy kompanitë.

I dyshimtë është edhe fakti që kompania TEAD është tërhequr nga gara, duke ngritur dyshime për ndonjë pazar mes palëve.

Ndërkaq, gjatë viteve të fundit, kompania Aci Engineering e Petraq Shomos ka marrë mbi 30 milionë euro tendera kryesisht nga OSSH, por edhe nga OSHEE dhe OST.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes me në krye Bledian Dalipi, i ka kanalizuar paratë publike në vlerë miliona euro drejt kompanisë së Petraq Dhomos me procedura të dyshimta, garë e dyshuar fiktive, flamur të kuq korrupsioni, oferta fituese gati sa fondi limit.

Përqëndrimi i tenderave tek OSSH-së krijon dyshime të forta për një skemë korrupsioni mes Bledian Dalipit dhe Petraq Shomos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.